Mbreti i Butanit martohet me një grua të thjeshtë

13/10/2011 00:00

Mbreti i Butanit, Jigme Khesar Namgyel Wangchuk është martuar me nusen e
tij të thjeshtë në një ceremoni luksoze në një manastir në shtetin
himalajas.

Gjatë ritualeve budiste, mbreti 31-vjecar zbriti nga froni i tij për t’i vënë kurorën në kokë nuses së tij, studentes 21-vjecare Jetsun Pema.

Murgjit kënduan gjatë celebrimit të bashkimit në martesë, teksa mbreti kthehej në fronin e tij ndërsa zonja Pema në fronin e mbretëreshës.

Mbreti Jigme është shumë i nderuar në mbretërinë e largët që numëron rreth 700 mijë banorë.

Celebrimet, që u transmetuan live në televizionin shtetëror, nisën në orën 08:20, me orën lokale, rreth 02:20 me orën tonë, orar ky i konsideruar i mbarë nga astrologët.

Martesa ishte paralajmëruar përmes reklamave të shumta në mbretërinë e vogël. Postera, pllakate, tesera dhe objekte të tjera ishin shpërndarë në të gjithë Butanin me këtë rast.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel