Ekspozohen veprat misterioze të Leonardo

13/10/2011 00:00

Mjekra e gjatë dhe e thinjur. Shikimi serioz, me sytë blu. Në kokë mban një kapele me një pupël të bardhë.

Kështu shfaqet Leonardo në autoportretin e tij, të gjetur në vitin 2009 dhe të publikuar këto ditë në ekspozitën “Leonardo, një gjeni”, që është hapur në aeroportin Fiumicino të Romës.

Në këtë ekspozitë janë vënë në dispozicion për adhuruesit e epokës së rilindjes objektet e krijuara nga mjeshtri i madh për fluturim.

Për herë të parë ato janë vendosur të gjitha bashkë në një ekspozitë, me përmasat dhe skicat orgjinale.

Ekspozita do të mund të vizitohet nga të gjithë pasagjerët, por jo vetëm. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më muajin prill.

Top Channel