BE-UEFA, takim për fiksimin e ndeshjeve

13/10/2011 18:10

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, bisedoi mbi mbështetjen që mund të japin vendet antare të BE-së në luftën ndaj fiksimit të ndeshjeve, në një takim jozyrtar me Ministrat e Sportit të BE-së, në Krakov, Poloni.

Takimi 2-ditor ishte një pikë e rëndësishme e axhendës së Polonisë, vendi që udhëheq presidencën e radhës së Europës së bashkuar. “Besoj se ky është momenti i duhur që të veprojmë. Një muaj më parë, isha i pranishëm në Këshillin e Europës në Strasburg, për të mbështetur një projektligj që dënon fiksimin e ndeshjeve. Bashkimi Europian duhet të ndërhyrë dhe të vendosë autoritetin e tij edhe në këtë fushë”, deklaroi Platini përpara Ministrave.

Në fjalimin e tij, numri një i futbollit europian vendosi theksin mbi rëndësinë e forcimit të legjislacioneve aktuale, ndaj personave që kryejnë veprimtari bastesh ilegale. Gjithashtu, ai shtoi se skandalet e fundit të basteve, të evidentuara në vende antare si Itali, Spanjë, Britani, Bullgari, Poloni dhe Portugali, kanë përfshirë organizata kriminale, të cilat mund të luftohen vetëm nëpërmjet strukturave të organizuara të shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA