Siti hap procedim disiplinor ndaj Tevezit

12/10/2011 20:55

Sulmuesi i Manchester City, Carlos Tevez, përballet me mundësinë e procedimit disiplinor, për shkak të refuzimit të tij për të luajtur në një ndeshje të Champions League ndaj Bajernit të Mynihut.

27-vjeçari nuk pranoi të hynte në fushën e lojës për vetëm disa minuta, ndërsa skuadra e tij po humbte me rezultatin 2-0, në takimin e zhvilluar në “Allianz Arena” në shtator.

Në një komunikatë të publikuar nga klubi gjatë pasdites, lajmërohej se: “Tevez duhet të përballet me një çështje, rreth shkeljes së disa pikave të kontratës së tij. Do të ketë një komision disiplinor dhe shumë shpejt ai do të merret në pyetje”.

Pas humbjes së pësuar në Mynih, trajneri i Sitit, Mançini, deklaroi: “Ai refuzoi që të futej në fushën e lojës dhe nëse do të varej vetëm nga unë, që nesër do të bënte valixhet e do të ikte nga kjo skuadër. Sidoqoftë, ai s’ka më punë me mua. Nëse duam të përmirësojmë skuadrën, Carlos nuk bën më pjesë e planeve tona”.

Megjithatë, Tevez pretendon se debati i klubit me të është keqinterpretuar dhe se në të vërtetë, ai nuk pranoi të bente nxemje dhe jo të futej në fushën e lojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA