Messi vlerësohet nga tifozët spanjollë

12/10/2011 10:40

Lionel Messi është futbollisti më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll të futbollit.

Ky është përfundimi që nxirret nga sondazhi që po realizon gazeta AS në të cilin kanë shprehur mendimin e tyre tifozët e skuadrave që militojnë këtë sezon në kategorinë e parë të Ligës BBVA.

Kujtojmë që sondazhi është realizuar disa ditë pas përfundimit të Superkupës së Spanjës, ndeshje ku argjentinasi i Barcelonës ishte thelbësor në triumfin ndaj Real Madrid.

Messi ka lënë pas futbollistë si Maradona, Di Stefano, Raul, Zidane dhe Cruyff.

Top Channel