Euro 2012, variantet për grupet

12/10/2011 20:15

Shorti për grupet e Europianit do të hidhet në datën 2 dhjetor, por ndërkohë dihet me saktësi se si do të shpërndahen skuadrat në të paktën dy vazot e para.

Spanja, Holanda dhe dy vendet organizatore, Polonia dhe Ukraina do të jenë shtetet e vendosura si kokë grupi.

Në vazon e dytë, e sigurt vendosja e Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe Rusisë. Shpërndarja e ekipeve në vazo do të bëhet në bazë të renditjes së FIFA-s për muajin dhjetor, renditje që nuk mund të parashikohet ende vetëm për skuadrat e tjera, katër të kualifikuarat dhe tetë të tjerat që do të diskutojnë vendin në plejof.

Midis përfaqësueseve të mbetura, ajo e Francës dhe e Portugalisë janë më të frikshmet. Një shpërndarje e tillë në grupe bën që të ekzistojë një mundësi reale që të shohim një grup “bombë”.

Një nga variantet e mundshme do të shihte Spanjën, Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë të gjitha të vendosura në të njëjtën grup.

Top Channel