Beckham: Dua të rikthehem tek Manchester United

12/10/2011 09:25

David Beckham shprehu dëshirën për tu rikthyer tek Manchester United, por kësaj radhe në një rol drejtues dhe jo si futbollist.

Mesfushori anglez duket se e ka marrë frymëzimin nga ish-shoku i tij i ekipit tek Real Madrid, Zinedine Zidane, i cili tashmë është drejtori i ekipit të parë të gjigandëve spanjollë.

“Do më pëlqentë shumë që një ditë të kisha një rol drejtuesi tek Manchester United sepse është ekipi që dashuroj”, u shpreh lojtari i Los Angeles Galaxy.

“Kujtimi më i bukur që kam nga karriera ime me Red Devils është padyshim finalja e Champions në vitin 1999. Atë vit fituam Tripletën”, kujton Becks.

“Për mendimin tim, përmbysjen që bëmë në minutat e fundit ndaj Bayern Munchen nuk mund ta bëjë asnjë klub tjetër”, shton 36-vjeçari.

Top Channel