Polemika në Francë, De Zerbi i ashpër me gazetarët: Po të isha francez, për ju do të ishte ndryshe…
David Beckham shprehu dëshirën për tu rikthyer tek Manchester United, por kësaj radhe në një rol drejtues dhe jo si futbollist.
Mesfushori anglez duket se e ka marrë frymëzimin nga ish-shoku i tij i ekipit tek Real Madrid, Zinedine Zidane, i cili tashmë është drejtori i ekipit të parë të gjigandëve spanjollë.
“Do më pëlqentë shumë që një ditë të kisha një rol drejtuesi tek Manchester United sepse është ekipi që dashuroj”, u shpreh lojtari i Los Angeles Galaxy.
“Kujtimi më i bukur që kam nga karriera ime me Red Devils është padyshim finalja e Champions në vitin 1999. Atë vit fituam Tripletën”, kujton Becks.
“Për mendimin tim, përmbysjen që bëmë në minutat e fundit ndaj Bayern Munchen nuk mund ta bëjë asnjë klub tjetër”, shton 36-vjeçari.
Top Channel