Barça, gati katër blerje për në verë

12/10/2011 19:45

Barcelona është kampione e Europës në fuqi dhe konsiderohet gjerëishst si skuadra më e fortë në botë, por katalanasit nuk janë të kënaqur me kaq dhe janë duke planifikuar katër përforcime të tjera për verën e ardhshme.

Një qendërmbrojtës, një mbrojtës i majtë, një sulmues i klasit botëror dhe një portier i dytë, duhet të bëjnë të mundur “saldimin” Barcelonës në nivelet më të larta të futbollit edhe për shumë kohë.

Me skuadrën që “fut ujë” sa herë që Puyol ose Pique mungon, Thiago Silva përbën futbollistin më të lakmuar nga gjigantët spanjollë, për rolin e qendërmbrojtësit. Nëse Milani do të rezistojë ndaj ofertës së majme që do të paraqiet, atëherë mundësia e dytë do të ishte Viktor Ruiz, mbrojtësi aktual i Valencias.

Për portierin rezervë, në “pole-position” është polaku i Arsenalit, Szczeny. Valdes, ndonëse shpesh është kritikuar për paraqitje mediokre, në këtë sezon po tregon një nivel të shkëlqyer, që po e bën t’i afrohet pranë thyerjes së rekoderve historike të Zubizarretas. Për këtë arsye, Barça do të mjaftohet me shtimin e konkurrencës në këtë repart dhe jo me zëvendësimin e lojtarit.

Ashley Cole është njeriu i pretenduar për krahun e majtë të prapavijës, atje ku për momentin luan fracezi Abidal. Përsa i përket sulmuesit të ëndrrave, identiteti i tij nuk është bërë ende publik. Megjithatë, mediat spanjolle spekulojnë për njërin midis Torres, Pato apo Tevez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA