
Ylli i dikurshëm i futbollit brazilian, Romario ka deklaruar se FIFA nuk
duhet të lejohet t’i diktojë ndryshime ligjit brazilian përpara Kupës
së Botës 2014.
Romario, që aktualisht është një kongresmen, tha se ligjet që garantojnë biletat me gjysmë cmimi për studentët dhe pensionistët nuk duhet të ndryshohen.
Kongresi brazilian aktualisht po debaton mbi një projekt/ligj që do të plotësonte kushtet e FIFA-s për turneun e shumëpritur.
Romario, 45 vjec, udhëhoqi sulmin e Brazilit kur kombëtarja latine fitoi Kupën e Botës në vitin 1994.
Deklaratën e tij ai e bëri gjatë një vizite në stadiumin Maracana, që po ristrukturohet për të qenë gati për turneun.
“Nëse FIFA nuk qëndron në vendin që i takon, atëherë shumë shpejt ajo do të ketë më shumë pushtet se presidenti ynë”, tha Romario për gazetarët.
Ish-sulmuesi u shpreh se FIFA mund të humbasë për shkak të kostos së mbajtjes së cmimit të ulët për studentët dhe pensionistët gjatë turneut.
“FIFA mund të fitojë paksa më pak në mënyrë që brazilianët të marrin pjesë”, u shpreh ish-futbollisti.
Nga ana e saj FIFA deklaron se paratë që fiton nga turnetë e Kupës së Botës riinvestohen në futboll.
Më 17 shtator Brazili nisi numërimin mbrapsht për Kupën e Botës 2014, edhe pse duhen ende rreth 1 mijë ditë para fillimit të turneut më të madh të futbollit.
Top Channel