Xavi: Topi i Artë? Për Messin

11/10/2011 17:20

Xavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës, mendon se Lionel Messi duhet të jetë fituesi i Topit të Artë edhe për këtë vit.

Nëse do të ndodhte kjo, argjentinasi i Barcelonës do ta fitonte për herë të tretë këtë çmim individual.

“Messi meriton të fitojë Topin e Artë këtë vit dhe në vitet në vazhdim. Ajo që ai po bën është diçka e jashtëzakonshme me të cilën kënaqemi ne në fushë dhe publiku që na shikon. Messi është i përulur, një mik i mirë dhe pikë referimi për Barcelonën dhe botën e futbollit”, thekson Xavi.

Truri i katalanasve dhe përfaqësueses spanjolle siguron se Barcelona ka ende uri për fitore.

“Gjithmonë kemi motivimin për të fituar të tjerë Champions, të tjerë kampionate, të tjera kupa dhe Botërorin e Klubeve në dhjetor. Duam të fitojmë gjithçka”, shtoi spanjolli.

Top Channel