Parlamenti sllovak votoi kundër masave që do të fuqizonin Fondin e Shpëtimit të Eurozonës, i konsideruar, si shumë i rëndësishëm. Përmes tij do të luftohej kriza e borxhit në Bashkimin Europian.
Koalicioni qeverisës u përça dhe pas këtij votimi, e ardhmja e tij vihet në dyshim. Sllovakia ishte vendi i fundit nga 17 anëtarët e eurozonës, që do të votonte zgjerimin e të ashtuquajturit, Fondi i Stabilitetit Financiar Europian.
Zyrtarë të qeverisë folën për një votim të dytë për të miratuar paketën me mbështetjen e opozitës, por nuk është caktuar asnjë datë për këtë.
Opozita socialiste pritet ta mbështesë këtë lëvizje, por një prej kushteve të saj mund të jenë edhe zgjedhjet e reja. Kryeministrja sllovake, Iveta Radicova i kërkoi deputetëve të votonin në favor të paketës.
Shefja e ekzekutivit pritet megjithate te kerkoje nje tjeter votim te enjten apo te premten, ku shpreson te marre mbeshtetjen e partise kryesore te opozites SMER, e cila, ne kembim te ndihmes se saj, pretendon zgjedhje te parakoheshme.
Zakonisht, sllovakët e mbështesin bllokun. Por Sllovakia është një prej vendeve më të varfëra të Evropës, dhe shumë prej qytetarëve nuk duan te paguajne, sic thone, per shpenzimet pa kriter të Greqisë. Ne fakt, ankesa per fondin e ndihmes ekonomike nuk ka vetem atje. Shumë njerëz në Holandë dhe Gjermani janë kundër ombrelles se shpetimit, ndersa analistët thonë se Europa duhet të ndërmarrë masa më të thella për të trajtuar krizën e borxheve që po përhapet.
Top Channel