Skënderbeu, shkarkohet Shpëtim Duro

11/10/2011 15:05

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Skënderbeut.

Kur janë zhvilluar vetëm 4 ndeshje në sezonin e ri futbollistik, drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë kanë vendosur të largojnë nga drejtimi trajnerin Duro, të pakënaqur nga rezultatet e arritura.

Pas 4 javësh skuadra e Skëndërbeut ka marrë 2 barazime 1 fitore dhe 1 humbje, e pozicionuar në vendin e 10 në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore.

Vendin e lënë bosh në pakinën e kampionëve do ta marrë trajneri çek, Stanislav Levi, që më parë ka drejtuar skuadra të njohura në Çeki dhe Gjermani, më e njohura ndër to Hanover 96.

Debutimin në stolin korçar tekniku Levi do ta bëjë në takimin e kësaj fundjave, kur Skënderbu do të presë në Korçë debutuesit e Kamzës.

Top Channel