Kombëtarja U-21 ka humbur ndaj Polonisë me rezultatin 4-3 për eliminatoret e Euro 2013 të kësaj grupmoshe.
Për Shpresat shënuan Armando Sadiku (2) dhe Bekim Bala.
Për kombëtaren polake U-21 autorët e golave ishin Krichowiak, Klich, Sobiech dhe Wozniak.
Kuqezinjtë ishin shumë pranë marrjes së një pike kur Sadiku barazoi shifrat në 3-3 në minutën e fundit të takimit, por Wozniak i dha fitoren polakëve në shtesë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Grudziadz.
Shqipëria renditet në vend të katërt në grupin 6 të eliminatoreve të Euro 2013 me tre pikë pas tre ndeshjesh të zhvilluara. Shpresat kanë humbur 2 ndeshjet me Poloninë (në stadiumin e Korçës u mundën 3-0) dhe fitoren e vetme e kanë arritur me Moldavinë.
Top Channel