Lojtari uellsian Ryan Giggs ka fituar cmimin ndërkombëtar të karierës, “Golden Foot” 2011.
Lojtari-simbol i Manchester United ka qenë kandidati më i votuar në internet, në listën e 10 lojtarëve të seleksionuar nga juria ndërkombëtare.
Giggs ka lënë pas lojtarë të tjerë me emër si Javier Zanetti, Samuel Etoo dhe Xavi Hernandez.
Giggs ka fituar kështu “Këmbën e Artë” pas kandidaturave të shumta në edicionet e shkuara dhe një kariere të jashtëzakonshme, të pasur me kupa dhe rekorde, por ku mungonte vetëm vula e marrë në Principatën e Monakos.
Pasi ka marrë cmimin nga princi Albert II, Giggs ka lënë gjurmët e tij në cimento për Shëtitoren e Kampionëve, një lloj “walk of fame” për futbollistët përgjatë vijës bregdetare të Principatës.
“Këmba e Artë” është një objekt me formën e këmbës, i tëri në ar dhe me gurë diamanti në formën e yjeve.
Komiteti organizator ka vlerësuar gjithashtu, me cmimin e karrierës, argjentinasin Javier Zanetti, të cilin e ka cilësuar si legjendë të futbollit botëror.
Top Channel