Procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni është ndërprerë për
shkak të dorëheqjes së anëtarëve shqiptarë të komisionit të posacëm,
KSHR, në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave ballkanase, dorëheqjet kanë ardhur pasi zyrtarët shqiptarë kanë konstatuar një seri problemesh me procesin në terren dhe keqinterpretim të ligjit për regjistrimin nga anëtarët maqedonas të komisionit.

Ish-anëtarët shqiptarë të KSHR pretendojnë se në rajonin e Tetovës, të banuar kryesisht me shqiptarë, gjatë procesit janë regjistruar vetëm 3.6 për qind e qytetarëve.

Ata kishin kërkuar shtyrjen e afatit të regjistrimit, por kërkesa e tyre nuk ishte marrë parasysh nga kolegët maqedonas të komisionit. Për zgjidhjen e kësaj situate të ndërlikuar pritet ndërhyrja urgjente e qeverisë.

Në fillim të muajit, një ditë para fillimit të procesit, anëtarët e atëhershëm shqiptarë, por edhe ata turq, dhanë dorëheqjen për shkak të mospërmbushjes së standarteve minimale të regjistrimit.

Pakënaqësitë e anëtarëve shqiptarë kishin të bënin me mënyrën e regjistrimit të diasporës dhe mundësinë e lënies së saj jashtë regjistrimit për shkak të, sic thonë, interpretimit ndryshe të ligjit nga anëtarët maqedonas të komisionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA