Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon
Aktorja e serialit amerikan “E shëmtuara Beti”, America Ferrera do të
bëjë debutimin e saj në West End, në shfaqjen e tipit musical që do të
mbahet në Cikago.
Aktorja 27-vjecare, që luajti rolin e Betty Suarez në satirën televizive nga viti 2006 në 2010, këtë herë do të interpretojë prezantuesen Roxie Hart.
Ferrera do të performojë përballë Amra Faye Wright, e cila për vete do të jetë në rolin e Velma Kelly.
Ferrera do t’i bashkohet kastit për një tur 8-javor, që nis më 7 nëntor në Garrick Theatre. Ferrera është ylli i fundit që do të luajë rolin e një femre fatale, duke ndjekur kështu hapat e ish-supermodeles Christie Brinkley, këngëtares Michelle Williams, Ashlee Simpson dhe aktores Brooke Shields.
I njëjti rol është luajtur edhe nga Renee Zellweger, në filmin e vitit 2002 që fitoi dhe cmimin Oscar.
Top Channel