Ross Brawn, drejtori i ekipit Mercedes, mendon se sfida e vërtetë e Sebastian Vettel nuk është fitimi i titullit të tretë në Formula 1, por mbajtja e hegjemonisë së tij edhe kur të pilotojë një makinë më pak të shpejtë se Red Bull.
“Pjesa më interesante e karrierës së Vettel do të jetë kur të mos pilotojë makinën më të mirë. Tani kemi një pilot fantastik në makinën më të mirë dhe këtë kombinim është e pamundur ta mposhtësh. Do të jetë interesante të shohim ndikimin dhe rolin e tij kur të mos ketë makinën më të shpejtë, por të jetë i detyruar të punojë për ta bërë atë kompetitive”, u shpreh ish-drejtuesi i Ferrarit në kohën e sukseseve të mëdha kur Kokëkuqen e pilotonte Michael Shumacher.
Brawn mendon se motivimi i Schumacher ishte të shkonte tek Ferrari dhe ta bënte atë një makinë fituese.
“Jam i bindur që edhe Vettel do të kërkojë një ditë të shkojë në një skuderi tjetër sepse motivimi luan një rol të rëndësishëm në pilotët e Formulës 1”, shtoi Braën.
Top Channel