Vetem disa muaj pas vizites se numrit nje te diplomacise amerikane
Hillari Klitnon,do te vizitoje Athinen edhe zevendespresidenti amerikan
Joe Biden dhe do te takohet me kryeministrin Jorgos Papandreu. Lajmin e
ka bere te ditur Shtepia e Bardhe qe ka komunikuar viziten e numrit dy
te Uashingtonit ne rajon, ne daten 5 dhjetor.

Athina zyrtare e cileson kete vizite si nje shprehje interesi nga ana e SHBA per zgjidhjen e ceshtjes se borxhit grek, ne nje moment te veshtire per Greqine dhe Europen.

Ne shtypin vendas jane publikur kohet e fundit shume artikuj ne te cilet eshte theksuar presioni qe Barak Obama ka ushtruar ndaj kancelares gjermane Angela Merkel per nje zgjidhje sa me te shpejte te krizes se borxhit qe po trondit gjithe Europen.Oret e fundit madje presidenti amerikan ka pasur edhe nje bisede telefonike me homologun e tij francez Nikola Sarkozi.

Qarqet diplomatike greke theksojne se kjo vizite con nje mesazh stabiliteti ndaj tregjeve financiare, perderisa ardhja e Joe Biden ne Athine, konsiderohet si nje vote besimi ndaj Greqise dhe rolit qe ajo mund te luaje, ne rajonin e Mesdheut, Ballkanit dhe ne BE, megjithe problemet e medha qe ajo perballon.I vetmi aspekt negativ eshte fakti se deri ne 5 dhjetor do te kete zhvillime te vrullshme politike dhe ekonomike ne BE dhe vendet e eurozones, midis tyre dhe Greqia.

Zëvendëspresidenti Biden njihet si nje politikan qe mban lidhje te ngushta me homogjenet greke te Amerikes te cilet dhe e kane votuar ne zgjedhjet presidenciale. Ai eshte pozicionuar shpeshhere ndaj dhenies fund te pushtimit te Qipros Veriore nga forcat turke dhe nje prej temave kryesore te axhendes se bisedimeve te tij do ta jete pa dyshim bashkepunimi Greqi-Qipro-Israel, si dhe kerkimet e tyre te naftes dhe gazit natyror ne rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA