Peshkaqenë në miniliqenin e fushës së golfit

10/10/2011 19:20

Gjashtë peshkaqenë u gjetën duke notuar në një miniliqen të ndodhur midis disa fushave të golfit në Australi, lajm që ngjalli çudi dhe shqetësim të madh midis lojtarëve.

Faji për këtë është i përmbytjes së ndodhur në fillimin e vitit, e cila përfshiu edhe zonën në fjalë. Si rrjedhojë e ngritjes së nivelit të ujrave, peshkaqenët u zhvendosën deri në kompleksin e golfit, ku mbetën në kurth pas rikthimit të situatës normale.

”Gjithçka është nën kontroll dhe për të mos rrezikuar, mjafton që të mos afroheni tek fushat”, deklaroi i ngarkuari për mirëmbajtjen e kompleksit. Disa prej peshkaqenëve në fjalë arrinin deri në tre metra gjatësi.

Top Channel