Kiev, vajzat zhvishen në stadium

10/10/2011 19:25

Në Kiev inagurohet stadiumi ku do të luhet finalja e Euro 2012 vitin e ardhshëm, por ndonëse ceremonia ishte planifikuar deri në detajet më të vogla, spektaklin e vërtetë e dhuroi një numër i paparashikuar.

Pavarësisht këngëve dhe linjave të mrekullueshme të Shakirës apo koreografive të zgjedhura të balerinave joshëse, ceremonia do të mbajet mend për faktin që disa vajza nisën të zhviseshin përpara të gjithave, për të protestuar kundër turizmit seksual në vend.

Sipas tyre, ky lloj turizmi do të shtohet më shumë në 2012-n, pikërisht falë valës së turistëve që pritet të mbërrijnë në vend gjatë kompeticionit madhor futbollistik. Qershia mbi tortë, fishekzjarrët që gabojnë shenjë dhe i vënë zjarrin disa pankartave në çatinë e impiantit.

Top Channel