E rrallë, lë Arsenalin për të bërë ushtrinë

10/10/2011 20:55

Një prej blerjeve të kësaj vere tek Arsenali, Park Chu-Young, bëri të ditur se është i detyruar të braktisë brenda dy vitesh skuadrën për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

Nëse mesfushori nuk kryen rekrutimin 21-mujor përpara 30-vjetorit, atëherë ai rrezikon heqjen e shtetësisë dhe azilin e përjetshëm larg vendit të tij.

I blerë për katër milion stëlina nga Monako, 26-vjeçari tha: “Më mbeten edhe 1-2 vjet në Europë dhe mendoj se Arsenali është një vend i mrekullueshëm për të mbyllur karrierën. Shërbimi ushtarak në Korenë e Jugut është i pashmangshëm dhe nuk ka arsye përse të mendoj të gjej një zgjidhje për këtë. Unë do të vazhdoj të luaj futboll, por për një klub ushtrie. E di që pas kësaj ka për të qenë e vështirë të rikthehem në Europë, por asnjëherë nuk i dihet”.

Park, i cili deri tani ka luajtur vetëm në Kupë, duhet ende të debutojë për Arsenalin. Ai ka realizuar 21 gola në 55 paraqitje për kombëtaren e Koresë së Jugut.

Top Channel