Cifti që është martuar 100 herë

10/10/2011 11:00

Lauren dhe David Blair, një çift amerikan, janë martuar për herë të 100-të me njëri-tjetrin.

Cifti nga Tenessee duket se gjëja që i pëlqen më shumë të bëjnë në jetë është të shkojnë në altar. Martesën e parë e kanë kryer në vitin 1984, në kanionin Taponga. Që nga ajo ditë, çifti nuk ka reshtur së bëri celebrimin dhe gjithmonë në një vend të ndryshëm nga i mëparshmi.

Në vitin 2001 ata u martuan për herë të 66, duke arritur kështu një rekord botëror. Që nga ajo ditë ata vetëm sa e kanë bërë edhe më të pakapshëm rekordin e tyre të regjistruar në librin Guiness.

Por, kush është arsyeja e përsëritjes së një procesi të tillë? Gruaja thotë se i pëlqen shumë përsëritja e momenteve të fillimit të dashurisë. Ndërsa, burri është më i interesuar të martohet për faktin se pas çdo martese ka një muaj mjalti.

Top Channel