Alarm në Londër, “Big Ben” si kulla e Pizës

10/10/2011 15:45

Ashtu si Kulla e famshme e Pizës, edhe “Big Ben” në Londër është duke u përkulur, zbuloi një grup teknikësh britanikë.

Kulla e “Sahatit”, simboli i kryeqytetit britanik, e lartë 96 metra, ka spostuar qendrën e peshës së saj të gravitetit me gjysëm metri, falë një përkulje të lehtë, të cilën syri i njeriut mund ta dallojë me shumë vëmendje.

”Vendosa të bënim këtë studim kur dëgjuam disa nga turistët që shkëmbenin mendime midis tyre duke thënë se “Big Ben” nuk iu dukej tërësisht vertikal. Përfundimet tregojnë se kanë të drejtë”.

Sipas monitorimit të kryer nga teknikët, përkulja e “Big Ben”-it ka pësuar një rritje gjatë kohëve të fundit, duke shkuar deri në një centimetër në vit, që prej 2003-shit. Ky spostim është duke ndodhur pasi themelet e kullës janë ngritur në tokë të butë, e cila po fundoset gradualisht. Një fenomen i tillë mund të jetë inkurajuar nga punimet e kryera nën tokë në vitet 1970, për ndërtimin e një parkimi të nëndheshëm për deputetë, në Parlamentin që ndodhet fare pranë.

Top Channel