Aksident rrugor për Torinon

10/10/2011 09:30

Një aksident i rëndë rrugor i ka ndodhur Torinos. Autobusi i ekipit të Serisë B italiane është përplasur me një makinë gjatë kthimit nga transferta triumfuese e Veronës.

Një kamion ka përplasur nga pas një makinë që nga forca shtytëse është përplasur më pas me autobusin e ekipit. Asnjë nga lojtarët nuk ka pasur dëmtime, ndërsa dy pasagjerët e veturës fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Shoferi i kamionit, i cili ka qenë shkaktari i aksidentit, është larguar. Sipas verifikimeve të para të policisë, kamioni rezulton të jetë i vjedhur.

Top Channel