“Mos shtrëngoni duart, prekni bërrylat”

10/10/2011 12:30

Njerëzit nuk duhet të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin në mënyrë që të mos marrin sëmundje ngjitëse.

Nathan Wolfe, një ekspert i virozave në Universitetin e Kalifornisë (SHBA), këshillon që në vend të përshëndetjes tradicionale, njerëzit duhet të prekin bërrylat ose të ndjekin shembullin e japonezëve, të cilët thjesht përkulen përballë njëri-tjetrit.

Eksperti, duke folur për ‘Sunday Times’, është shprehur se gripi është një sëmundje që përhepet nëpërmjet kontaktit të lëkurës.

“Duhet të bëjmë një përshëndetje më të shëndetshme. Shtrëngimin e duarve duhet ta zëvendësojmë me një prekje bërrylash. Kjo gjë do të ndihmonte në uljen e përhapjes së virozave sepse kur teshtijmë ne vëmë dorën para dhe jo bërrylin”, shprehet Wolfe.

Top Channel