Operacione plastike për t’i ngjarë Supermenit

09/10/2011 13:30

Një burrë 35-vjeçar i është nënshtruar disa operacioneve plastike në mënyrë që t’i ngjajë sa më shumë heroit të tij të fëmijërisë, Supermenit.

Fansi i çmendur i personazhit të librave me vizatime ka filluar ndërhyrjet kirurgjikale që në vitin 1998. Ai ka zgjeruar mjekrën dhe ka bërë një operacion në hundë për t’i ngjarë aktorit Christopher Reeve.

Herbert Chavez ka bërë gjithashtu buzët me silikon dhe një operacion në muskujt e barkut për të ardhur në formën fizike që i ka hije një superheroi.

“Kam qenë një fans i çmendur i Supermenit që kur isha i vogël. Kisha kostumin e tij dhe kur fillova të punoja i harxhoja të gjitha paratë me figurat e posterat e Supermenit, të cilat ka 20 vjet që i koleksionoj”, shprehet filipinasi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel