Ish-sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe
njëkohosisht ish-presidenti i parë i pluralizmit, Ramiz Alia, do të për
përcillet për në banesën e fundit sot.
Pavarësisht debatit mbi rolin e tij në shumë ngjarje të kohës së diktaturës dhe të fillimeve të pluralizmit, duket në një farë mënyrë, Ramiz Alisë do t’i rezervohet një trajtim prej ish-presidenti. Protokolli shtetit do të organizojë të dielën, nga ora 10.00-11.00 homazhe pra ish-Shtëpisë së Ushtrisë.
Ceremoniali zyrtar i Republikës së Shqipërisë parashikon 4 tipe ceremonish funebër: ceremoni shtetërore, më e larta, ceremoni zyrtare, ceremoni ushtarake dhe ceremoni zyrtare ose ushtarake jo të plota. Për ish-drejtuesit kryesorë të shtetit si Ramiz Alia, dhe një sërë kategorish të tjera, parashikohet niveli i dytë, ceremoni zyrtare. Në këtë rast ceremonia e homazheve organizohet me lejen e familjes dhe hapet edhe një libër ngushëllimesh. Në orën e caktuar, kortezhi i përmortshëm niset drejt varrezave i ekskortuar vetëm nga patrulla policore. Kjo ceremoni nuk përmban bandë, truprojë nderi dhe të shtena me armë.
Në ceremonial shkruhet se në varreza marrin pjesë personalitete të larta të shtetit. Por në rastin e Ramiz Alisë, për disa ai ishte thjesht ish-diktatori i fundit, e për disa të tjerë ish-presidenti i parë. Nuk dihet se cfare pjesemarrjeje do te kete nga zyrtaret e larte, por duket se qeveria e ka paralajmeruar qendrimin e saj, pasi gazeta e Partise Demokratike, shkruante me germa te medha ne faqen e pare se vdiq dikatori i fundit komunist, njeri i maskarave ne kufi dhe Masakres se Tivarit ne Luften e Dyte Boterore.
Ramiz Alia vdiq në orën 7.00 të ditës së premte në sanatoriumin e Tiranës, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve në mushkëri.
Top Channel