Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur sërish gatishmërinë e
tij për të biseduar me Serbinë, por vetëm si dy shtete të pavarura.

“Nëse dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte gatishmërinë e liderëve të dy shteteve të pavarura që me sukses të fillojnë një kapitull të paqes dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë, atëherë që sot jam i gatshëm për një dialog të tillë”, ka deklaruar Thaci në një intervistë për të përditshmen “Danas”.

Tre ditë më parë Thaci përjashtoi cdo mundësi për dialog të karakterit politik me Serbinë.

Ndërsa në një intervistë për RTK-në të dhënë javën e kaluar, ai tha se, përsa i përket veriut të Kosovës nuk do të ketë kthim prapa dhe as kthim të status kuosë.

Thaci deklaroi se me ndërhyrjen në veri të Kosovës kanë ndodhur një sërë ndryshimesh të mëdha dhe pozitive.

“Në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë do të vendoset rendi dhe ligji edhe në veri”, theksoi Thaci.

Ndër të tjera, kryeministri përgënjeshtroi zërat për synimin e tij për të garuar për postin e presidentit të Kosovës vitin e ardhshëm.

“Unë kam një kontratë me qytetarët që më kanë dhënë besimin në zgjedhje dhe këtë kontratë si kryeministër i vendit e respektoj plotësisht”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA