Një grup serbësh nga Banja Lluka kanë udhëtuar drejt veriut të Kosovës për t’u solidarizuar me serbët e kësaj zone.

Bëhet fjalë për mbi 20 serbë nga Republika Sebe e Bosnjes që kanë mbërritur në veri të Kosovës bashkë me një kontingjent ndihmash.

“Ne do të qëndrojmë aty për të ndihmuar dhe për t’u solidarizuar me vëllezërit tanë. Ne do t’i ndihmojmë ata dhe do të mbikëqyrim barrikadad. Ne kemi qëllime dhe mbështetje të sinqerta në këtë luftë të vëllezërve tanë”, deklaroi kryetari i këshillit të ndihmave, Predrag Adamovic.

Barrikadat në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të pranishme, ndërkohë që serbët vendosën të premten objekte betoni dhe një konteiner mbeturinash edhe në lagjen Kroi i Vitakut.

Lidhur me këtë situatë, gjenerali Erhard Drews deklaroi se KFOR pret që cështja të zgjidhet me dialog, por nuk e përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes për zhvendosjen e barrikadave.

Ndërsa institucionet e Kosovës kanë njoftuar se po bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtar për të hartuar një plan veprimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA