Një akullore mund të të çojë në burg

08/10/2011 21:30

Ndodh edhe kështu, por ngrënia e një akulloreje në mënyrë të ngadaltë dhe provokuese mund të kushtojë një gjobë të rëndë për ngacmim seksual.

Ky ligj i ri është propozuar për miratim në Finlandë nga një grup ekspertësh, të cilët janë të bindur se ky lloj diskriminjimi ushtrohet vetëm ndaj meshkujve. Për të demonstruar këtë, studio e avokatisë publikoi edhe një video në youtube, në të cilën shfaqej rreziku me pamje reale.

Protagoniste në sekuencë është një grua që ha një akullore në mënyrë qëllimisht provokuese, duke tërhequr vëmendjen e burrave. Video mbyllet me një pyetje: “A është kjo një ngacmin seksual? Të gjithë e dimë përgjigjen”.

Top Channel