Një shqiptar dhe dy shtetas greke janë arrestuar prej policisë greke,nën akuzën e grabitjes me armë të një banke.

Sipas policise greke, tre te arrestuarit akuzohen se kane kryer nje nder grabitjet me spektakolare te kryera ndonjehere ne bankat greke dhe pikerisht banken ne Aeroportin e Athines, ‘Elefterios Venizelos’, i cilesuar si vendi me i ruajtur ne Greqi.

Policia thote se nje dite perpara grabitjes,nje femer identiteti i se ciles mbetet i panjohur,njoftoi punonjesit e bankes per riparimin e bankomatit te vendosur jashte bankes. Telefonuesja u dha punonjesve edhe emrat e teknikeve dhe oren qe riparimit.

Nje dite me vone,shtetasi shqiptar i arrestuar tashme,u paraqit ne hyrje te bankes dhe pasi u tregoi punonjesve te bankes badge-n e kompanise  private qe riparon bankomatet,hyri ne ambientet e brendshme te bankes.Ne vazhdim 32 vjecari nxori nje pistolete dhe pasi lidhi dy punonjesit dhe drejtorin e bankes zbrazi me shpejtesi 1.430.000 euro cash,31000 dollare dhe 18000 paund britanik.

Mbasi grabiti parate,32-vjecari doli i qete prej bankes dhe u largua  nga aeroporti me nje taksi,pa harruar me pare te pyese policet e shumte qe gjendeshin ne koridorin e aeroportit, se ku mund te gjente nje taksi.Burime policore i thane Top Channel, se arrestimi i tre te dyshuarve u be mbas informacioneve ne rruge operative.Gjate kontrollit te kryer ne banesen e 32- vjecarit dhe te dashures se tij greke,ne lagjen Eksarqia te Athines,u gjeten 750 mije euro dhe nje sasi dollaresh dhe paundesh britanike.

Ne banese u gjeten dhe disa arme dhe jeleke antiplumb. Ngjarja i kushtoi vendin e punes gjithe drejtuesve te policise se aeroportit ‘Elefterios Venizelos’.Te arrestuarit pritet t’i dergohen Gjykates se Athines per mase sigurie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA