UEFA, 110 mijë euro gjobë Barcelonës

07/10/2011 16:45

Barcelona u ndëshkua ditën e sotme me 110 mijë euro gjobë nga ana e UEFA-s, pasi disa tifozë ultras të saj lëshuan sende të forta në fushë në Monako, gjatë ndeshjes së Superkupës së Europës përballë Portos.

Për klubin katalanas, ky është ndëshkimi i parë disiplinor që prej vitit 2008. Ai vjen vetëm një ditë pasi Federata Spanjolle e Futbollit gjobiti vetëm me 600 euro trajnerin e Realit, Mourinho, i cili i fyti një gisht në sy një drejtuesi të Barçës, në një zënkë të ndodhur gjatë Superkupës së Spanjës.

Në komunikatën që informoi për gjobitjen, UEFA theksonte se është e vendosur të luftojë ndaj çdo forme të shfaqjes së fenomeneve të dhunshme në fushat e futbollit.

Në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur vazhdimisht, për shkak të lëshimit të shisheve dhe sendeve të tjera në fushë, gjatë ndeshjeve kualifikuese të kombëtares sonë.

Top Channel