Serbi-Itali, pengohen tifozët italianë

07/10/2011 00:00

Autoritetet serbe kane vendosur te ndalojne pranine e tifozeve italiane
ne ndeshjen Serbi-Itali qe do te luhet te premten ne mbremje ne Beograd,
e vlefshme per kualifikimin në Kampionatin Europian 2012.

Do te pranohen ne stadium vetem 130 persona te pajisur me ftesen e Federates Italiane te Futbollit. Prandaj Ministria e Puneve te Brendshme e Romes u ka bere thirrje tifozeve qe te mos udhetojne drejt kryeqytetit serb, ku biletat qe kane blere nepermjet internetit nuk do te kene asnje vlere.

Ne te vertete behet fjale vetem per 150 persona qe ishin organizuar me autobuze per te ndjekur kombetaren. Ndeshja Serbi-Itali konsiderohet si me rrezik te larte nga UEFA. Mjafton te kujtohet çfare ka ndodhur vetem nje vit me pare, me 12 tetor të vitit të kaluar, kur ne Genova u be e domosdoshme nderperja e ndeshjes Itali-Serbi per mungese te sigurise ne stadium.

Ivan Bogdanov, nje prej huliganeve serbe mbeti në kujtesën e sportdashësve dhe të telespektatorëve; pasi preu rrjetën që ndante rreth 2000 mijë tifozët serbë me ata italianë, ai dogji në shkallet e stadiumit dhe flamurin shqiptar. Por nese Bogdanov ndodhet ende ne burg ne Beograd, jane leruar menjehere 45 huliganet serbe protagoniste te ngjarjeve ne Genova.

Top Channel