Ozil: Nuk më ndikojnë vërshëllimat

07/10/2011 12:00

Gjermania do të ndeshet ditën e sotme ndaj Turqisë në Stamboll dhe të gjithë sytë janë të drejtuara nga turko-gjermani Mesut Ozil, futbollisti i suksesshëm i kombëtares gjermane dhe Real Madrid.

Mesfushori theksoi në një intervistë për DFB se është i kënaqur për faktin se do të luajë në Stamboll edhe pse e di se tifozët turq do ta vërshëllejnë.

“Jam i lumtur që ndodhem në Turqi. Stambolli është një qytet shumë i bukur dhe ambienti është i mrekullueshëm. E di që tifozët e Turqisë do më vërshëllejnë siç bënë në Berlin, por jam aq profesionist sa ta përballoj”, shprehet Ozil.

Fantazisti është në dyshim për ndeshjen e sotme, por vetë ai ka theksuar se është i gatshëm për të luajtur: “Jam i bindur se do të jem gati dhe do të zbres në fushë. Gjithsesi, të shohim se si do të shkoi trajtimi i dëmtimit.”

Top Channel