Micheal Jackson flinte me një kukull
07/10/2011 17:40
Një zbulim i rrallë u bë sot në sallën e gjyqit ndaj mjekut personal të Micheal Jackson… Mbreti i “Popit” flinte duke mbajtur pranë vetes një kukull fëmijësh.
Në fotografitë që iu paraqitën jurisë gjatë seancës, tregohej se pranë kokës së këngëtarit ndodhej kukulla bionde prej porcelani, një bllok dhe një cd, në momentet e fundit të jetës së tij.
I vetmi shpjegim i mundshëm për këtë gjetje është që Jackson flinte me kukullën, diçka tërësisht e pazakontë për një mashkull në moshën 51-vjeçare.
Ndërkohë, në dëshminë e mjekut ligjor që ekzaminoi trupin e pajetë të legjendës muzikore, thuhet se në gjakun e tij u gjet një përzjerje prej gjashtë lloje drogrërash.
Top Channel