Kur celulari mund të jetë i rrezikshëm

07/10/2011 17:25

Avancimi i teknologjisë jo vetëm që sjell përmirësimin e jetës, por krijon edhe probleme të reja të panjohura më parë me çdo shpikje të tij.

Njerëzit që dërgojnë në mënyrë të vazhdueshme mesazhe nga celularët e tyre, janë të predispozuar për t’u prekur nga disa probleme shëndetësore serioze.

Në studimin e një universiteti britanik shkruhej se gjatë dërgimit të shpeshtë të mesazheve, njerëzit marrin pozicione krejtësisht të pazakonta për trupin.

Ky shtrembërim i vazhdueshëm jo vetëm që krijon probleme për muskujt e qafës, por mund të krijojë dhembje koke, probleme me sytë dhe nëse zgjatet në kohë, edhe deformim të shtyllës kurrizore.

Për këtë arsye, njerëzit rekomandohen që të marrim disa minuta kohë nga dërgimi i një mesazhi tek një tjetër, të mbajnë celularin në një pozicion sa më të natyrshëm për trupin dhe të përpiqen të shmangin ngritjen në një pozicon të vetëm për shumë kohë.

Top Channel