Jenson Button, i pari në provat e lira

07/10/2011 11:20

Jenson Button ka dominuar edhe sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Japonisë, në pistën e Suzukës.

Piloti i McLaren regjistroi kohën më të mirë duke lënë pas pilotin e Ferrarit, Fernando Alonso dhe atë të Red Bull, Sebastian Vettel.

Vendi i katërt për Webber (Red Bull), i cili la pas pilotët Felipe Massa (Ferrari) dhe Michael Schumacher (Mercedes GP).

Vetëm koha e tetë më e shpejtë për pilotin tjetër britanik të McLaren Mercedes, Lewis Hamilton.

Vettel: Aksidenti më tregon që asgjë nuk ka mbaruar

Sebastian Vettel, kampioni i botës në fuqi, pësoi një aksident në provat e para të lira të Cmimit të Madh të Japonisë duke dalë nga pista.

Gjermani, të cilit i mungon vetëm një pikë për të siguruar matematikisht edhe titullin e këtij viti, theksoi se ky incident i rikujton se ende asgjë nuk ka përfunduar.

“Ky aksident më kujtoi se asgjë nuk ka mbaruar dhe se nuk duhet menduar për asgjë tjetër veç garës së radhës. Nuk ishte një gabim i rëndë. Mbase isha pak i shpërqendruar”, tha Vettel.

“Nuk ishte goditje e fortë, por makina pësoi disa dëmtime që na bëri të ndryshonim planet, por më pas gjithçka shkoi shumë mirë”, shtoi gjermani.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel