Ramiz Alia, ndërroi jetë duke marrë me vete edhe disa nga të vërtetat e mëdha të periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.
Si pasues i Enver Hoxhes ai drejtoi vendin ne vitet e fundit te renies se rregjimit dhe kalimit ne pluralizem per t’u larguar me pas nga jeta politike. Vdekja e tij perkon me pervjetorin e renies se murit te Berlinit, renie qe paracaktoi edhe fatin e pushtetit te tij, pak muaj me vone. Nje vit me pare, ne intervisten e fundit te tij politike, Ramiz Alia ishte ne Top Channel per te treguar disa nga te vertetat e javeve te fundit te rregjimit qe ai drejtonte.
“Dëshira ime ishte që lëvizja e studentëve t’i shërbente zhvillimit të vendit në rrugë të mbarë, të futej në një rrugë normale. Unë doja të evitoja gjakderdhjen, të mos ndodhte këtu ajo që ndodhi në Rumani”, tha Alia ne intervisten fundit.
Per here te pare ai komentoi edhe vrasjet ne kufirin shqiptar te personave qe kerkonin te largoheshin nga vendi, duke i denuar ato.
“Unë nuk e di që vrasjet në kufi të jenë bërë më urdhër. Ka patur njerëz, që ndoshta kanë dashur probleme të tilla për shtetin për qeverinë, në atë kohë, për të penguar proceset demokratike në vendin tonë”, tha Alia.
Ish-presidenti i Republikes Ramiz Alia u nda nga jeta mengjesin e te premtes ne moshen 86-vjecare ne sanatorium per shkak te komplikacioneve ne mushkri.
Zoti Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u bashkua me lëvizjen komuniste pa mbushur ende 20 vjeç. U bë pjesëtar i ushtrisë partizane dhe pas çlirimit nisi një karrierë politike. I diplomuar i shkollës së partisë në Moskë,në vitin 1954, në vitin 1961 pranohet në Byronë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të vendit gjatë diktaturës.
Top Channel