Franca “dërrmon” Shqipërinë

07/10/2011 22:55

Shqipëria është turpëruar edhe më keq në ndeshjen me Francën, e kjo jo për faktin e rezultatit 3-0, por se nuk kanë arritur asnjëherë të pasojnë më shumë se dy herë topin, e jo më të mendonin për të goditur portën kundërshtare.

Një formacion i arnuar ky kuqezi me shumë emra të rinj të cilët u grumbulluan për emergjencë e për fatin e tyre të keq, debutuan e bën një figurë jo të mirë në “Stade de France”, pasi ishte hera e parë që luanin me njëri-tjetrin e vetëm 3 ditë ishin stërvitur bashkë.

I vetmi për të cilin mundi të luajë e të shfaqë agresivitet e grintë ishte Odise Roshi i marrë nga ekipi shpresa, për të mbrojtur e sulmuar në krahun e majtë.

Ndërkohë të tjerët thjesht shëtisnin uniformën në fushë e shihnin të c’orientuar francezët teksa përballë Ujkanit inekzistent, paraqitja e tij më e dobët me kombëtaren, shënuan tre herë në cdo formë.

Tashmë na mbeten sytë tek kalendari pasi vuajtjet me sa duket ende nuk kanë mbaruar. Këto eliminatore ndryshe nga c’filluam po mbyllen me një paraqitje të shpërfytyruar për Shqipërinë e cila duhet të përballet edhe me Rumaninë në “Qemal Stafa” më 11 tetor.

Top Channel