Cheryl Cole: Alkooli nuk është miku im
07/10/2011 16:15
E vendosur në qendër të vëmendjes pas disa muajve të vështirë që pasuan heqjen e saj nga paneli i “X-Factor” amerikan, Cheryl Cole rikthehet në faqet e para me një shishe të madhe alkooli në dorë.
Megjithatë, ishte vetë këngëtarja 28-vjeçare e grupit “Girls Aloud”, ajo që i hapi telashe vetes këtë rradhë, duke postuar foton skandaloze në faqen e saj në rrjetin social “Twitter”.
Cheryl shprehu keqardhjen e saj për fotografinë dhe natën e kaluar në shoqërinë e alkoolit, duke shkruar në status mëngjesin e sotëm: “Sapo pashë veten në një pasqyrë dhe nuk njoha kush ishte. Unë dhe alkooli nuk jemi miq”.
Top Channel