Balerina zhvishet krejtësisht gjatë programit televiziv

07/10/2011 11:00

Gjatë një emisioni televiziv në Argjentinë me titull ‘Bailando por un sueno’, balerina konkurruese filloi kërcimin shumë pak e veshur për ta përfunduar thuajse nudo.

Kjo ishte hera e parë që në këtë program televiziv që është më i ndjekuri në vendin amerikano-latin, një konkurruese në kërcim shfaqej në mënyrë të tillë para kamerave.

Shumë teleshikues telefonuan në studiot e televizionit Canal Trece për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Gjithashtu Autoriteti Federal i Shërbimeve të Komunikimit Audiovizual do të hetojë çështjen dhe do të dënojë drejtuesin e programit dhe televizionin për shfaqjen erotike.

“Skenat ku ka lakuriqësi totale nuk mund të tolerohen”, tha një nga drejtuesit e Autoritetit.

Tashmë kanali televiziv rrezikon një gjobë prej 1.6 milionë dollarësh.

Top Channel