Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka deklaruar se BE duhet të
ushtrojë presion ndaj Serbisë për vazhdimin e bisedimeve teknike.

Deklaratën e saj Tahiri e bëri pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, në Lubjanë.

“BE, si ndërmjetësues në dialog, ka mjetet e duhura për t’i detyruar të dyja palët për të bashkëpunuar”, deklaroi Tahiri.

Ajo fajësoi Beogradin për braktisjen e raundit të radhës të bisedimeve, ndërkohë që kërkoi nga BE që të shpërblejë Kosovën me marrëdhënie kontrkatuale për gatishmërinë e saj.

Raundi i bisedimeve i parashikuar për në datat 27 dhe 28 shtator dështoi për shkak të tentativës së Serbisë për të imponuar temat e dialogut.

Për rifillimin e procesit, ndërmjetësi i BE-së Robert Cooper do të vizitojë të premten Beogradin dhe të hënën Prishtinën.

Mediat serbe njoftuan të mërkurën se Cooper do të bisedojë me autoritetet serbe mbi temat që do të trajtohen në raundin e ardhshëm të dialogut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA