Ruci: Kryeministri të japë llogari

06/10/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha deklaron se prioritet i qeverisë së tij është
rritja e të ardhurave si dhe ndërtimi i rrugëve për të shkurtuar
distancat.

“Qeveria jonë mblodhi taksat. Paratë e shqiptarëve, taksat e paguara po shndërrohen në rrugë, deri në atë moment kur cdo qytetar i këtij vendi të arrijë në Tiranë duke kursyer 60 përqind e kohës së tij të mëparshme”, tha Berisha.

Duke folur në kuvend për buxhetin faktik, Berisha theksoi qeveria e drejtuar prej tij do të përmbushë të gjitha premtimet në infrastrukturë, si dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ruci: Berisha të japë llogari

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci theksoi se kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij, kur ne fakt duhet të fliste për buxhetin faktik, drejtoi gishtin drejt opozitës.

“Megjithëse përgjërohesh për qeverisje në kushtet e sistemit, nuk ke kuptuar se qeveri ka patur edhe Zogu dhe enveri, por nuk kanë patur opozitë. Ne vend qe te japesh llogari, ti kerkon llogari”, tha Ruci.

Kreu i deputetëve socialistë theksoi se Berisha duhet të japë llogari për rritjen drastike të cmimeve për mallrat e konsumit. “Rritja e cmimeve erdhi për shkak të rritjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Shqiptarët janë në kufijtë e ekzistencës. Edhe rritja e cmimit të ilaceve është skandaloze. Ke qene mjek i mirë, por në fakt sistemi i shëndetësisë ka shkuar një shekull prapa”, iu drejtua Ruci kryeministrit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB