Nobeli për Kiminë shkon për shkencëtarin izraelit

06/10/2011 00:05

Cmimi Nobel në Kimi i shkon një kërkuesi të vetëm, për zbulimin e strukturës së kuazi-kristaleve. Izraeliti Daniel Shehtman nga Instituti i Teknologjisë në Haifa “Technion”, do të marrë 10 milionë krona suedeze, apo 1.1 milionë euro.

Shpallja e Nobelit në Kimi, mbyll cmimet për shkencën. Profesori David Filips, i përshkroi kuazi-kristalet, shumë të bukura. Shehtman bëri një luftë të ashpër derisa bindi studiuesit e tjerë, për atë që ai pa për herë të parë në një laborator në vitin 1982.  

Laureati i cmimit Nobel krijoi kuazi-kristalet duke ftohur mënjëherë, metalet e shkrira, sic ishte alumini dhe manganezi, duke e derdhur më pas përzierjen në një sipërfaqe të ftohtë.

Ai dërgoi një valë elektroni në metalin e shkrirë, kërkuesi izraelit e pa se si vala ishte zbërthyer nga atomet e metalit. Në teleskop ai vëzhgoi se kristali i ri, përbëhej nga njësi në një rregull perfekt, por që nuk përsëriteshin më. Këto njësi nuk përputheshin me kristalet e tjerë, që përsëriten rregullisht dhe në mënyrë precize.

Top Channel