Një striptist për 100-vjetor

06/10/2011 19:00

Janë të paktë ata që kanë fatin të festojnë ditëlindjen e tyre të 100, por unikë ata që në arritjen e këtij objektivi kërkojnë si dhuratë një striptiste.

Një 100-vjeçare në Birmingam, Angli, e quajtur Claire Ormiston, kërkoi pikërisht një kërcim erotik nga një mashkull i ri, shfaqje të cilën e shijoi deri në detaje. “Më pëlqeu me të vërtetë. Ishte diçka që mundi të më dhuronte një buzëqeshje”, u shpreh e moshuara.

Një shfaqje e rrallë një për një azil pleqsh, të moshuara të tjera rendën për të parë paraqitjen e striptistit, mbase duke kujtuar vitet kur ishin ende në gjendje që të shijonin kënaqësira të harruara.

Top Channel