Kaka’ dhe Leonardo darkojnë bashkë

06/10/2011 15:15

Televizioni francez Canal+ bëri të ditur se Kaka’ dhe Leonardo, drejtori sportiv i PSG, kanë darkuar së bashku në Paris të hënën e kaluar.

Mesfushori brazilian i Real Madrid përfitoi nga dy ditët pushim që Mourinho i dha lojtarëve pas ndeshjes ndaj Espanyol dhe udhëtoi drejt kryeqytetit francez për tu takuar me bashkëpatriotin e tij.

Ky takim nuk ka shqetësuar aspak drejtuesit e ekipit spanjoll sepse e shohin thjesht si një takim mes miqsh dhe jo një çështje merkatoje.

Gjithsesi, dihet interesi i Leonardos për Kaka’ që kur ishte trajner i Interit dhe duke pasur mbështetjen e milionave të sheikut Al Thani, drejtori sportiv i PSG do të tentojë blerjen e tij në sezonin e ardhshëm.

Top Channel