Gjermania, Ozil në dyshim ndaj Turqisë

06/10/2011 16:00

Përfaqësuesja e Gjermanisë, që tashmë është e kualifikuar për Europianin e vitit 2012, ka shumë mundësi që në përballjen e së premtes ndaj Turiqsë në Stamboll të vuajë mungesën e organizatorit Mesut Ozil.

Ozil ka pësuar një goditje në Tendinën e Akilit, por jo vetëm lojtari i Real Madrid është në dyshim. Gjithashtu edhe sulmuesit Miroslav Klose dhe Mario Gomez kanë probleme me dëmtimet. Asnjë nga tre lojtarët nuk mori pjesë në stërvitjen e së mërkurës dhe trajneri Low tha se vendimin për grumbullimin e tyre për përballjen ndaj turqve do ta marrë sot.

Gjithashtu, Low mohoi në mënyrë kategotike se Ozil i ka kërkuar që të mos jetë pjesë e ndeshjes ndaj vendit të tij të origjinës.

“Ozil donte dhe ende do ta luajë këtë ndeshje me çdo kusht. Nëse do të mungojë, do të jetë një problem i madh për ne sepse është një gjeni në dhënien e pasimit të fundit”, u shpreh Low.

Top Channel