Banorët e Nartës në Vlorë, të cilët deklarohen se janë pjesë e minoritet grek, kanë refuzuar thirrjet e “Omonia”-s për të bojkotuar procesin e regjistrimit të popullsisë.
Në këtë fshat bregdetar, asnjë nga regjistruesit nuk është refuzuar, ndërsa kanë trokitur në dyert e banorëve për të plotësuar formularët.
Banorët thonë se ata po regjistrohen dhe se deklarohen se janë grekë.
”Procesi po shkon më mirë nga sa e kishim menduar. Në ditët e para të llogaritjes së censusit, askush nuk ka refuzuar deklarimin, ndërsa gjithçka ka vazhduar normalisht”, shprehet njëri prej regjistruesve në Nartë.
Drejtuesit e organizatës “Omonia” i bënë thirrje minoritarëve grekë të bojkotojnë regjistrimin për të shprehur kështu kundërshtimin e tyre për mënyrën se si po organizohet procesi.
Një ditë më parë, kamerat e “Top Channel” vërtetuan se regjistrimi po zhvillohet pa probleme edhe në zonën minoritare të Dropullit.
Top Channel