" /> ">
E sapozgjedhur për një mandat të dytë në krye të Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo “Lati” vuri në dijeni se tregu i internetit dhe i transportit janë të fundit të vënë nën hetim nga institucioni që ajo përfaqëson.
Në një intervistë të publikuar ditën e sotme në të përditshmen “Shqip”, Lati tha se: “Janë në proces hetimet e në tregun e internetit dhe monitorimet e tregut të transportit detar të udhëtarëve, të tregut të gazit, tregut të karburanteve dhe tregut të kartave me parapagesë të “Albtelecom” sipas ankesave.
Tregu i prodhimit dhe tregëtimit të bukës masive në qytetin e Vlorës është hetuar, për shkak të rritjes në bllok dhe të fiksimit të çmimit, ndërsa janë vendosur gjoba ndaj disa tregtarëve.
Dy ankesa nga dy ndërmarrje që operojnë në tregun e importit të gazit kanë mbërritur pranë institucionit tonë dhe institucioni i Konkurrencës ndërhyri duke i kërkuar koncensionarit në Portin e Porto Romanos në Durrës që të ofronte shërbimib e ngarkim shkarkimit të gazit natyror dhe të lëngshëm në këtë port”.
Në intervistën e saj, Zonja Lati kundërshtoi edhe raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në lidhje për vlerësimin e dhënë rreth konkurrencës në Shqipëri.
Duke e vlerësuar këtë fushë me indeksin 2, sipas metodologjisë së përdorur, BERZH nënkupton se Shqipëria ndodhet ende në fazën fillestare pasi është miratuar ligji si dhe janë ndërmarrë disa veprime për uljen e barrierave kundrejt firmave domonante.
”Në fakt, vlerësimi i konkurrencës në raportin e fundit të publikuar nga BERZH, “Transition Report 2010”, përmban një informacion jo korrekt në lidhje me aktivitetin e Autoritetit të Konkurrencës, pasi të dhënat e përdorura i korrespondojnë atyre të vitit 2008”, thotë kryertarja e institucionit.
”Ky fakt është evidentuar gjatë korrespondencës që kam pasur me BERZH-in në muajin korrik të 2011-s, në të cilin na kërkohej ndjesë për mungesën e informacionit të përditësuar për 2009.
Ndërsa, për sa i për metodologjisë së vlerësimit, ky është një aspekt që nuk do të doja t’a komentoja, por mendoj se formati i pyetësorit nuk mundëson përfshirjen e të gjithë dimensioneve të aktivitetit të institucionit të konkurrencës në zbatim të ligjit.
Ai nuk merr në konsideratë vendimmarrjet për rekomandimet drejtuar institucioneve të tjera rregullatore dhe atyre publike, aspekt i cili është një nga shtyllat e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Top Channel